Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
15. shtator 2014.

KA DALUR FJALORI I TË FOLURIT NË JUGUN E SERBISË

Nga shtypi sapo ka dalur vepra kapitale „Fjalori i të folurit në jugun e Serbisë“ (provincionalizmat, dialektet, barbarizmat etj.), shkrimtarit dhe profesorit univerzitar në penzion dr. Momçillo Zllatanoviq (1934) nga Vranja.

Ky është botimi i katërt, i plotësuar, i veprave të gjëra leksikografike të të folurit në jugun e Serbisë me më shumë se 20.000 fjalë dhe terme, me 810 faqe, të lëshuar nga Fakulteti i Mësuesisë në Vranjë.

15. shtator 2014.

SIMPO KA DALË NGA BLLOKADA, KA FILLUAR PRODHIMI

Kompania “Simpo” nga Vranja ka dalur nga bllokada, dhe nga 15 nëntori, në disa fabrika janë krijuar kushte për fillimin e procesit të prodhimit.

Siç ka thënë drejtori gjeneral i Simpo-s, Sllagjan Disiq, fjala është para së gjithash për Fabrikën e prodhimit të tapetave në Vranjë dhe Fabrikën e dyshekëve në Bujanoc.

15. shtator 2014.

STËRVITJA USHTARAKE „SHTIT 4" NË BAZËN JUG

Bujanoc – Njësitet e Ushtirsë së Serbisë janë deklaruar për pjesëmarrje në operacionet multinacionale – të çetës së motorizuar të këmbsorisë, të togut të ushtrisë policore dhe togës së mbrojtjes atomiko-biologjiko-kimike, nga 9 deri 12 shtator kanë mbajtur stërvitjen “Shtit – 4” në poligonin Boravac dhe në bazën “Jug” në Bujanoc.

Qëllimi i stërvitjes është kontrolli i nivelit të arritur të aftësive luftarake të njësiteve të deklaruara për pjesëmarrje në operacionet multietnike, në përputhje me Konceptin e aftësive operative.

9. shtator 2014.

NË KOMUNËN E BUJANOCIT 16 NDËRMARRJE PRESIN PRONARIN E RI

Udhëheqësja e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit, Fazilla Azemoviq ka deklaruar se 16 ndërmarrje shoqërore në Bujanoc sëshpejti pritet të privatizohen, sepse gjenden në ofertën publike të cilën e paraqitur në mes të muajit gusht Agjensioni Republikan për Privatizim. Përveç 11 ndërmarrjeve të cilat kanë selinë e tyre në Bujanoc, në procedur gjenden edhe pesë ndërmarrje në territorin e komunës, të cilat kanë selitë e tyre në qytetet e tjera të Serbisë.

4. shtator 2014.

PETROVIQ: NUK KA PASUR ASNJË NGORDHJE NGA SËMUNDJA E „GJUHËS SË KALTËRT“

Drejtori i Institutit Specialistik të Veterinarisë në Nish, Millosh Petroviq ka thënë se deri më tani nuk ka pasë ngordhje të kafshëve shtëpiake nga sëmundja e „gjuhës së kaltërt“ e cila është laboratorisht e vërtetuar në komunën e Medvegjës në fshatrat Gërbavç dhe Ravna Banjë.

Rreth dyshimit se bëhet fjalë për sëmundjen e „gjuhës së kaltërt“ Insituti Specialistik i Veterinarisë, kanë lajmëruar nga Stacioni i Veterinarisë në Laban, ka treguar Petroviq dhe tha se menjëherë sipas kësaj informate shërbimi epozootialistik, inspeksioni veterinarik dhe veterinarët nga Lebani kanë vizituar tufën e deleve dhe fotografia klinike e kafshëve ka treguar praninë e sëmundjes.

3. shtator 2014.

„GJUHA E KALTËR“ I SHKATËRRON BAGËTITË

Në territorin e komunës së Medvegjës është lajmëruar sëmundja „gjuha e kaltër“  ethet katarale, sëmundje virusale e cila rrezikon t’i shkatrrojë kafshët, në veçanti delet, ndërsa ekipet veterinarike edhe sot janë në terren.  Komuna ka siguruar ndihëm urgjente finansiare për 30 banorë të cilët kanë lajmëruar që tek kafshët është vërejtur kjo sëmundje prej të cilës janë të rrezikuara 300 dele.

2. shtator 2014.

ËSHTË PREZENTUAR STUDIMI MBI MUNDËSITË E AVANSIMIT TË MËSIMDHËNIES DHE ARSIMIMIT TË SERBISHTËS SI GJUHË JOAMTARE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Vetëm pesë përqind e nxënësve shqiptar nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilët serbishtën e mësojnë si gjuhë joamtare, kanë dituri të mjaftueshme të serbishtës dhe aftësinë funksionale për komunikim efikas gojor apo shkrimor, kanë treguar rezultatet e Studimit mbi mundësitw e avansimit të mësimdhwnies dhe arsimimit të serbishtës si gjuhë joamtare në shkollat fillore në këto komuna, i cili studim është prezentuar në takimin e mbajtur në Pallatin Serbija.

1. shtator 2014.

ËSHTË SIGURUAR SHUMICA E TEKSTEVE NË GJUHËN SHQIPE

Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Sërgjan Verbiq sëbashku me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, kanë shpërnda tekste falas dhe çanta me paisje shkollore nxënësve të klasave të para të shkollës „Branko Radiçeviq“ dhe shkollës „Naim Frashëri“ në Bujanoc. Me këtë rast ministri Verbiq ka thënë se shteti ka përmbushur premtimin dhe se shtypur tekste falas për nxënësit e pakicave kombëtare.

«Претходна страна