Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
6. gusht 2014.

SHQIPTARËT ME 1 SHTATOR PRESIN TEKSTE FALAS

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Katalogu e teksteve të miratura në gjuhët e pakicave kombëtare për arsim fillor përmban 1.065 tituj të teksteve prej klasës së parë deri në të tetën – në gjuhën shqipe, boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, ruse, sllovake, ukrainase, kroate, çeke dhe të folurit bunjevas. Në Katalogun e teksteve në gjuhët e pakicave kombëtare për arsim të mesëm gjenden 230 tituj – në gjuhën boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, sllovake dhe kroate.

5. gusht 2014.

DELEGACIONI I EDS-SË SOT NË BUJANOC

Nish – Përshkak ngjarjeve të fundit në Kuvendin Kombëtar të Serbisë, kur me deputetët ka biseduar kryeministri Alleksandar Vuçiq, dhe borxhit të madhë të banorëve në komunat e jugut të Serbisë për mospagesë së energjisë elektrike, sot në Bujanoc do të qëndroj delegacioni i Elektrodistribucionit të Serbisë dhe Kompanisë Elektrike „Јugoistok Nish“. Arsye e kësaj vizite në Bujanoc, Preshevë dhe Vranjë janë faturat që nuk janë paguar për energji elektrike.

4. gusht 2014.

KONKURSI PËR “SELFIE” VEROR MË TË MIRË

Preshevë – Portali „Presheva.com“ ka shpallur konkurs për „selfie“ më të mirë veror. Redaktorët e portalit më të vizituar në gjuhën shqipe kanë ardhur deri te kjo ide interesante ashtu që të nxitin kreativitetin e lexuesve.

4. gusht 2014.

“NËNSHKRUAJ”- 100 NËNSHKRIME NGA BUJANOCI

SOS telefon i Vranjës është duke realizuar fushatën “Nënshkruaj” në kuadër të projektit të Qendrës Autonome të Grave “Përpjekjet e përbashkëta – Drejt standarteve të reja europiane për mbrotjen e gruas në baza të dhunës gjinore”. Në fazën e dytë të kësaj kampanje, aktivistet e SOS telefon Vranje, në partneritet me OJQ nga Bujanoci, Zyrën për të Rinj në Bujanoc dhe vullnetarët/vullnetaret OJQ CRC (Qendra Resurse Civile) kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve, ndarjen e materialit informative dhe ngjitjen e pllakateve në qendrën e Bujanocit.

1. gusht 2014.

PËRGJIGJA E KRYEMINISTRIT TË SERBISË ALEKSANDËR VUÇIQIT NË PYETJEB E DEPUTETIT SHAIP KAMBERI

Beograd – Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të pakicës shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberit, se kur nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e katërt të shkollës fillore të kësaj pakice do të fitojnë tekste falas në gjuhën shqipe, kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë që tekstet do të arrijnë deri më 1 shtator:

 “Plotësisht e keni me të drejtë në kësoj probleme ka pasur edhe më herët. Ka problem edhe me tekstet në gjuhën kroate dhe bullgare dhe ne do të japim maksimumin që para 1 shtatorit këtë t’a rregullojmë. Shteti detyrat e tij ndaj gjithë qytetarëve duhet t’i përmbush, mirëpo presim që ju personalisht edhe të gjithë të tjerët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë t’i përmbushni obligimet e juaja ndaj shtetit dhe të fillojnë të paguajnë rrymën rregullisht, sepse Serbia ka të drejtë që  marrë atë çka i takon asaj”, tha Vuçiq.

1. gusht 2014.

NË MEDVEGJË KA ARRITUR RRYMA

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka thënë se pjesa e madhe e banorëve në këtë komunë pasdite kanë pasur rrymë ndërsa uji nga dhjetë shtëpitë e përmbytur është larguar.

1. gusht 2014.

SULM NDAJ PUNËTORËVE TË „ELEKTRODISTRIBUCIONIT“ TË VRANJËS

Vranjë – Elisa Salihi nga Tërnoci i Madh dje në qendër të këtij fshati fizikisht ka sulmuar ekipin e “Elektrodistribucionit” të Vranjës.

 “Në këtë sulm Salihi me një shufër metalike ka shkaktuar lëndime të lehta dy punjonësve tanë, ndërsa me disa goditje ka dëmtuar edhe automobilin zyrtar “jugo” në të cilin kanë qenë anëtarët e ekipit tonë”, është vertetuar në “Elektrodistribucion”.

1. gusht 2014.

KANADEZËT KËRKOJNË ARI NË KOMUNËN E MEDVGJËS

Firmat kanadeze “Avala Risorsiz” dhe “Dunav Minerals”, kompani kanadeze të cilat gjenden në listën e Bursën e Torontos, kanë lidhur marrëveshje rreth integrimit. Këto dy kompani vetëm se kanë finansuar projektet hulumtuese gjeologjik vendore në Serbi, çka do të bëjnë edhe në periudhën e ardhëshme.

«Претходна страна