Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
11. dhjetor 2014.

AKSIONI I USHTRISË SË SERBISË „MJEKU NË FSHAT", NË KOMUNËN E PRESHEVËS

Preshevë – Pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, në fshatrat Kurbali, Stanec dhe Depce të komunës së Preshevës, kanë organizuar aksionin „Mjeku në fshat“, në të cilin aksion kanë bërë kontrollat mjekësore banorëve të këtyre fshatrave.

10. dhjetor 2014.

NË JUGUN E SERBISË PRODHIM MË I LARTË MIRËPO EDHE PAPUNËSI E LARTË

Prodhimi industrial në jugun e Serbisë në dhjetë muajt e parë të këtij viti është rritur për 3,3 përqind, çka është një e dhënë inkurajuese kur merret parasysh se zona industriale në nivel të Serbisë për këtë vit është më e ulët për 6,3 përqind.

9. dhjetor 2014.

NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME SHANSI TË REJA

Bujanoc – Në vendet e zhvilluara fabrikat e vogla dhe familjare përbëjnë 70 përqind të ekonomisë, ndërsa në Serbi vetëm dhjetë përqind. Megjithatë, kur nuk ka punë në ndërmarrjet shoqërore dhe as në firmat e finansuara buxhetore, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla bëhen shanse. Në Bujanoc kësisoj ndërmarrje, me ndihmën e subvensioneve kanë arritur për dy vite t`i punësojnë 148 punëtorë.
9. dhjetor 2014.

MAQEDONËT KANË KOTRABANDUAR PULA DHE ZOGJË TJERË

Doganierët në kalimin kufitar të Prohor Pçinjskit kanë parandaluar tentim transportimin ilegal të 40 shpendëve: rosave, pëllumbave, pulave, palluave dhe fazanave, të cilët nuk i takojnë rendit të kafshëve të llojeve të mbrojtura, ka njoftuar Administrata Doganore. 
8. dhjetor 2014.

BUREKI I BASHKON SERBËT, SHQIPTARËT DHE ROMËT

Bujanoc – Në Bujanoc egziston një vend ku shpeshë shkojnë banorët e jugut të Serbisë, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare apo politike – burektorja „Bis“, në qendër të Bujanocit ësht vend kur sëbashku qëndrojnë dhe ngrëjnë serbët, shqiptarët dhe romët.

8. dhjetor 2014.

PËRMIRËSIMI I PAGESAVE TË RRYMËS NË BUJANOC

Bujanoc – Drejtori i „Elektrodistribucionit”, në Vranjë, Goran Nikolliq tha se në dy muajt e fundit është përmirësuar pagesa e faturave të rrymës në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, si dhe në këto dy komuna është zvogëluar dukshëm vjedhja e rrymës.

8. dhjetor 2014.

NË PATRULLIM ME POLICINË KUFITARE NË PRESHEVË

Preshevë - Që nga viti 2009, policia kufitare në Preshevë ka parandaluar hyjren e 20.000 emigrantëve nga vendet afro-aziatike.

8. dhjetor 2014.

JANË KONFISKUAR CIGARET

Medvegjë – Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se policia në Medvegjë ka ndaluar automobilin me tabela të regjistrit të Borit, të cilin e kishte drejtuar një mashkull (1961), nga Majdanpeku, i cili ka tentuar që t’a djeg veturën kur është ndaluar.

5. dhjetor 2014.

ËSHTË SHPALLUR LISTA E BLERËSVE POTENCIAL TË MEDIAVE SHTETËRORE

Bujanoc, Vranjë, Leskoc, Pirot – Shoqata Joqeveritare e Gazetarëve të Serbisë (NUNS), ka shpallur të dhënat rreth kompanive dhe personave fizik të cilët në bazë të ftesës publike të Agjensionit për Privatizim kanë paraqitur letrat rreth interesimit për blerjen e 49 mediave shtetërore.

5. dhjetor 2014.

SASI E MADHE E MARIHUANËS ËSHTË KAPUR NË PIKËN KUFITARE TË PRESHEVËS

Preshevë – Në pikën kufitare të Preshevës, mbrëmë është kapur sasi e madhe e mariuhanë e cila është zbuluar në kamion me rimorkio për ngrohje me tabela greke.

«Претходна страна   Следећа страна»