Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
24. tetor 2014.

GJUHA E KALTËR KA MBYLLUR TREGJET E KAFSHËVE NË JUGUN E SERBISË

Beograd – Ispekcioni Republikan i Veterinarisë ka urdhëroi mbylljen e tregjeve të kafshëve në Vranjë, Bosilegrad, Tërgovisht dhe Vlladiniçin Han, përshkak të lajmërimit të infeksionit virusal të kafshëve “gjuha e kaltër”.

23. tetor 2014.

DYERTË GJËRË TË HAPURA

Bujanoci është qytet multietnik i cili mund të krenohet me kulturën tradicionale, ndërsa qendra e argëtimit dhe afirmimit të ngjarjeve kulturore në këtë qytet është Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq”. Shtëpia e Kulturës është çerdhe e vërtetë multietnike, multikulturore dhe e kulturës në kuptim të gjërë të fjalës.

Misioni kryesor i kulturës është, kultura duhet të n’a bashkoj, e jo të n’a ndaj. Arsim Asllani, drejtor i instiucionit publik i Shtëpisë së Kulturës “Vuka Karaxhiq”, në Bujanoc, ka edhe disa argumente për këtë pohim.

“Kur flitet për traditën, kulturën e qytetit, para së gjithash mendohet në folklorin e shumë llojshëm dhe veshjeve të cilat janë pjesë të manifestimeve kulturore të cilat tradicionalisht zhvillohen këtu. Shtëpia e Kulturës çdo vit organizon katër aktivitete tradicionale: Javën e Shën Savës, kur hapësira e Shtëpisë së Kulturës i jepet shoqërisë “Gjurmët”, të cilët organizojnë program kulturo-artiskik; Ekspozitën e nxënësve parashkollor, shkollave fillore dhe të mesme të kushtuar ngjyrosjes së vezëve të pashkëve; Vera kulturore që tradicionalisht mbahet në korrik, kur organizohen tri koncerte të muzikës popullore serbe, shqipe dhe rome, pastaj tri koncerte të muzikës argëtuese në gjuhën shqipe, serbe dhe rome, dy shfaqje, njëra në gjuhën shqipe dhe tjetra në gjuhën serbe, veprimtaria fëmijërore e të gjitha çerdheve. Të gjitha kto ngjarje zhvillohen në pllajën e Shtëpinë e Kulturës; dhe së fundmi në nëntor, Ditët e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, me rastin e lindjes të Vuk Karaxhiqit, kur organizata “Duart e vyshme” dhe Shtëpia e Kulturës mbledhin punimet e dorës dhe artizanale nga territori i komunës së Bujanocit dhe organizojnë koncerte në gjuhën serbe dhe shqipe.

Kjo është ajo çka është e paraparë në programin e Shtëpisë së Kulturës, e cila realizohet rregullisht mirëpo ky institucion publik përgjat vitit të shkuar ka qenë më produktive. Në mënyrë të veçantë, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc prej shtatorit të kaluar deri më sot janë mbajtur numër i madh i manifestimeve, kryesisht kulturore por edhe trueza të rrumbullakëta – shoqërore, promovime dhe prezentime.

 „Në institucionin tonë veprojnë pesë shoqëri kutluro-artistike, shoqëritë serbe – „Soko“ dhe „Kollo“, shqipe – „Zëri i Luginës“ dhe „Jehona“, si dhe ajo rome SHKA „Zylfiqar Bajramoviq“. Të gjitha manifestimet janë multietnike“, thotë Asllani.

21. tetor 2014.

ME SHFAQJE DHE PUNËTORI DERI NË ZVOGËLIMIN E DHUNËS

Qendra për Zhvillim të Arsimit Joformal, me ndihmën e UE-së dhe Fondit Popullës të Kombeve të Bashkuara, ka prezentuar ueb faqen www.nasiljenemaopravdanja.org , i cili është krijuar për nevojat për t`u zvogëluar dhuna në territorin e Serbisë, posaçërisht në kulturat e ndryshme multietnike dhe rajonale.

21. tetor 2014.

KONFISKIM I SASISË TË MADHE TË DUHANIT

Pjesëtarët e Policisë së Vrajës, në automjetin e tipit “Golf”, me tabela të regjistrimit të Bujanocit, ka zbuluar rreth 140 kilogram të duhanit të prerë, për të cili dyshohet se ka qenë i destinuar për shitje, është njoftuar nga Administrata Policore e Vrajës.

20. tetor 2014.

NJOFTIM TJETËR LIDHJE ME KONKURSIN E SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME PËR VITIN SHKOLLOR 2014/2015, NË TERRITORIN E KOMUNAVE PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

Konkursi i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, i shpallur më 02 dhe 14 tetor 2014, në gazetën Politika, ndryshohet si në vijim:

20. tetor 2014.

XHAZ KONCERTI NË BUJANOC

Bujanoc – Në kuadër të aktiviteteve përfundimtare të projektit „Xhazi – Shprehje multikulturore“, në sallën e Shtëpisë së Kulturës „Vuk Karaxhiq“ në Bujanoc është mbajtur koncerti i orkestrës rinore të xhazit nga jugu i Serbisë.

20. tetor 2014.

PLAY 017 „MUNDIN“ GJERMANËT

Bujanoc – Pionerët e klbubit të basketbollit “Play 017”, në Bujanoc kanë zhvilluar ndejshën miqësore me ekipin e “Eisbaren Bremerhaven-it” nga Gjermania, duke fituar me rezultat 57:28.

20. tetor 2014.

UDHËTIMI ME KAPSULËN HAPSINORE, IDEA MË E MIRË ARTISTIKE

Leskoc – Idea për krijimin dhe marrjen me qira të kapsulës hapsinore, e cila simulon përjetimin e udhëtimit në Hënë, ka fituar vendin e parë në garën rajonale të nxënësve të shkollave të mesme në aftësitë sipërmarrëse “Sfida e Biznesit”.

Në garën “Sfida e Biznesit”, i cili u mbajt në Leskoc, kanë marrë pjesë 110 nxënës nga 21 shkolla të mesme nga Aleksinca, Knjazhevci, Kurshumlia, Leskoci, Medvegja, Nishi, Piroti, Prokupla, Vllasotinca, Vuçja dhe Zajeçari. Fitorën e rrëmbyen ekpi me nxënësit e Gjimnazit të Kurshumlisë, shkollës së mesme “S.K Toza” në Vuçje, Shkolla juridike dhe e biznesit në Nish dhe Shkolla Turistiko-hotelerike në Leskoc . Ata janë autorët e projektit “Kapsula e Nënës”. 

17. tetor 2014.

DEPUTETËT KANË VIZITUAR BAZËN „JUG“ NË BUJANOC

Anëtarët e Këshillit për Mbrojtje dhe Punë të Mbrendshme të Kuvendit të Serbisë kanë vizituar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë në bazën „Jug“ dhe në bisedën me zhvilluar me ta kanë vlerësuar nivelin e lartë të profesionalizmit dhe angazhim për kryerjen e detyrave dhe arritjen e qëllimeve në kuadër të vizionit dhe misionit të kësaj baze.
15. tetor 2014.

POLITIKA RINORE NË JUG TË SERBISË

Vranje/Leskovac – Në organizimin e Shoqërisë „Gjenerator“, Zyra për të Rinj nga Vraja dhe Parlamentit Popullor nga Leskoci, në sallën e Kuvendit të qytetit të Vrajës është mbajtur tryezë e rrumbullakët në të cilën është prezentuar Strategjia Nacionale për të rinj për periudhën prej 2015 deri 2025 dhe  Plani i Veprimit për periudhën nga viti 2015 deri 2018.

«Претходна страна   Следећа страна»