Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
18. janar 2013.

STANKOVIQ: PROBLEMIN ME PLLAKËN PËRKUJTIMORE DO TA ZGJIDHIM NË MËNYRË PAQËSORE DHE TË CIVILIZUAR (VIDEO)

Burimi: Tanjug, RTS / Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha që problemi i pllakës përkujtimore në Preshevë, do të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe të civilizuar.

15. janar 2013.

NJOFTIM PER MEDIA - 15.01.2013.

„Nuk dua të komentoj për mbledhjen e këshillëtarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës“, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai shtoi se është e domosdoshme të respektohet marrëveshja e arritur në takimin e mbajtur në Zyren e OSBE-së në Bujanoc, i cili pranë të tjerave përfshin edhe mundësinë e vazhdimit të dialogut.

 

10. janar 2013.

NJOFTIM PËR MEDIA - 10.01.2013.

Seanca e rregulltë e presidencës së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahet sot në ora 13:00 në Bujanoc. Në seancë në mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetarët e komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilët njëherit janë edhe nënkryetarë të këtij organi. Në seancë do të diskutohet për raportin mbi punën në vitin 2012 dhe për  aktivitetet e planifikuara për këtë vit.

9. janar 2013.

KËTË VIT DO TË RRITET PRODHIMI I KALDAJAVE PËR TRI HERË MË SHUMË

Burimi: Pregled / Bujanoc – Për 130 punëtorët e “Megal-it” ky vit është një vit premtues. Para se gjithash atyre fabrika u ka kompenzuar pagat e papaguara, derisa para tri vite ndërmarrja atyre u ka pasur borxh 15 paga. Më përkrahjen e Fondit për zhvillim, deri në fund të vitit të kaluar, borxhi u është kthyer gati në tërësi.

9. janar 2013.

PROBLEMI I LAPIDARIT TË ZGJIDHET NË PAJTIM ME LIGJIN

(Tanjug) Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, pret që problemi i lapidarit të luftëtarëve të së ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare për  PMB,  të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze dhe kërkon që të jetë i ftuar në seancën e përbashkët parlamentare të të tri komunave, e cila është paralajmëruar se do të mbahet të shtunën.

«Претходна страна