Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
5. tetor 2012.

QENDRA E TRAJNIMIT PËR TË RINJTË NGA BUJANOVCI,VRANJA DHE PRESHEVA

Vranjska Banja- Pas një viti të implementimit të suksesshëm, "YouthBuild" programi vazhdon me punën në Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë. 40 të rinjë të cilët përmes trajnimit gjashtëmujor do të përfitojnë aftësi të domosdoshme për punësim dhe zbatimin e aktiviteteve në bashkësi lokale.

5. tetor 2012.

SHKOLLA PA PAGESË E GJUHËS SERBE

Shërbimi i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë Madhe, organizon shkollën e gjuhës serbe pa pagesë. Të rinjët nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës me moshë prej 15 deri në 30 vjet mund të paraqiten në zyrat e Shërbimit të trupit Koordinues :

Në Bujanoc : rruga Karagjorgje Petroviq 115, në numrin e telefonit 017 654 601 ose në email-in office@kt.gov.rs

Në Preshevë: rruga Sava Kovaqeviq numër 12, në numrin e telefonit 017 660 843 ose në email-in office@kt.gov.rs

Afati për regjistrim zgjat deri më 24.10.2012

Aplikacionin mund ta merrni këtu

1. tetor 2012.

BURSAT

Bujanoc-Mbi 200 nxënës të shkollave të mesme në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë  edhe këtë vit do të marrin bursa. Në konkursin e Trupit Koordinues janë paraqitur rreth 300 nxënës.

1. tetor 2012.

UJËSJELLËSI I FSHATIT

Qeveria në Bujanovc miratoi 3.800.000 dinarë për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin serb të Brnjare.

1. tetor 2012.

SFIDAT E MJEDISIT

Një plan projekt rajonal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në rrethin e Pcinjës u paraqit kohët e fundit në Vranjë. Përgatitja e planit të ishte një nga prioritetet e partneriteteve ndër-komunal Vranjës, Preshevës, Bujanocit dhe Vladiçin Hanit, e cila është themeluar në bazë të porogramit të qëndrueshëm lokal të zhvillimit USAID-it.

1. tetor 2012.

NE BAZËN "ЈUG" JANË DËRGUAR DY KONTIGJENTE TË USHTRISË SË SERBISË

Bujanovc-Në bazën ushtarake Jug tek Bujanovci kohët e fundit është organizuar dërgimi i pjesëtarëve të dy kontigjenteve të ushtrisë së Serbisë në misione paqësore të OKB-së në Qipro dhe Liban, me çfarë kofirmohet imaxhi pozitiv i Serbisë në botë.

«Претходна страна