Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
19. mars 2011.

GURTHEMELËT PËR SHKOLLËN E RE

BUJANOVC- Ambasadori i Turqisë Ali Riza Çollak ka vendosur gurëthemelët në ndërtimin e shkollës fillore në Tërrnocin e Madhë.

17. mars 2011.

SHKOLLA NGA MEDVEGJA I OFROI NDIHME JAPONISE

MEDVEGJE - Në shenjë solidariteti me Japonin , kolektivi i  shkollës fillore ,,Gornja Jablanica’’ i ka thirrur përmes ambasadës së Japonis fëmijët nga Japonia të cilët kanë mbetur pa shtëpi të vinë në jug të Sërbis tek moshatarët e tyre. Zhivojin Pavloviç, drejtori I shkollës të cilën e ndjekin 400 nxënës, thotë se i  ka prekur fort  fatkeqësia që i  ndodhi Japonezëve dhe se nuk kanë harruar humanizmin e tyre kur para katër viteve i dhuruan 75 mijë euro për rindërtimin dhe pajisjen e mjeteve për shkollën.

16. mars 2011.

KURSI PËR MËSIMIN E GJUHËS SERBE

„International Human Сenter“ nga Presheva organizon kurs të gjuhës serbe për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave të Preshevës. Ata 90, të ndarë në dy grupe nga 45 pjesmarrës ndjekin kursin çdo vikend prej muajit shkurt deri në prill. Mësimi mbahet në hapësirat e shtëpis së kulturës ,,Abdulla Krashnica’’. Pas mbarimit të mësimit të gjithë pjesmarrësve të kursit do ti ndahen çertifikata. Numri I madh I të rinjëve shqiptar të interesuar për mësimin e gjuhës serbe arsyeton faktin e organizimit të këtij kursi. Në të njëjtën kohë është edhe tregues I dëshirës për integrim në rrjedhat sociale.

16. mars 2011.

NXËNËSIT NGA GJERMANIA NË BUJANOC

Bujanoc- Një grup prej 16 nxënësve të shkollave të mesme nga Gjermania do të qëndrojë në Bujanoc deri më 23 mars. Ata ua kthejn vizitën nxënësve serb dhe shqiptar të shkollave të mesme të Bujanocit  “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi” të cilët ishin  në qytetit Gjerman Kunzelsau në nëntor të 2010.

15. mars 2011.

IDE PER BIZNES PERSONAL

Trupi Koordinues e ka mbështetur projektin “ Hapa të vegjël për njerz të mëdhenj” të qendrës Rome për demokraci nga Bujanoci. Projekti përfshin 40 nxënes të shkollave të mesme dhe të rinjë të pa punë nga teritori i komunës së Bujanocit dhe Preshevës, për të cilët janë organizuar trajnime  rreth sipërmarjeve dhe fillimin e biznesit privat.Trajnimet i kanë udhëhequr trajnues me përvojë të Biznis qendrës inkubator, që njëherit është edhe  partner në projekt. Për mes punëtorive dhe ligjeratave, kjo grupë e të rinjëve është njohur me konceptin bazë për fillimin e biznesit të tyre fillestar, kanë arritur të zotërojnë mjeshtrin e të shkruarit të planeve të biznesit, u aftësuan në trajnimet për menaxhment, markenting dhe për shitje.

15. mars 2011.

INVESTITORI I KRYEN TË GJITHA NË NJË SPORTEL

Bujanoc – Shaip Kamberi, kryetarë i komunës së Bujanocit deklaroi se Bujanoci bënë pjesë në një grup të vogël komunash në Serbi të cilat kanë përfituar Sertifikatin ose vërtetimin e standardeve të cilat janë të gatshme dhe të përshtashme për investime.

10. mars 2011.

10.3.2011.

Në zhvillimin e Serbisë jugore janë investuar 67,5 milionë euro Vranjë – Të dhënat e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë tregojnë se në dhjetë vjetët e fundit në këto tri komuna janë investuar 67,5 milionë euro. Në këtë sumë investimesh nuk janë përfshirë mjetet finansiare joqeveritare, qeveritare dhe organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe shumë qeverive të shteteve të ndryshme të cilat janë plasuar në zhvillimin e Serbisë jugore.

8. mars 2011.

8.3.2011.

VIJNË MYSAFIR NGA RUSIA Leskoc, Banja e Sijarinës – Në banjën e Sijarinës, e cila gjendet afër Medvegjës dhe zonës kufitare me Kosovën, shpresojnë se sezoni i këtijë viti do të jetë shumë i suksesshëm. Drejtori i Qendrës Rehabilituese ,,Gejzir’’ dr. Milorad Babiq tha se interesimi i mysafirëve për qëndrim në këtë banjë gjatë sezonit të dimrit ka qenë i ulët për arsye të kohës së ftohtë.

4. mars 2011.

4.3.2011.

JAVORJA ,,NACIONAL’’ NË GJUHËN SHQIPE Bujanoc – Këshilli Kombëtarë Shqipëtarë është sponzorë i javores ,,Nacional’’ në gjuhën shqipe, pilot kopja e cila do të prezentohet sot në Bujanoc. Kjo është një nga progreset e para konkrete të arritura me ndihmën e Këshillit Kombëtarë, deklaroi kryetari i Partisë për Veprim Demolratik Riza Halimi.

1. mars 2011.

PREMIERA E FILMIT ,,NE APO ATA"

Organizata The Future nga Tërnoci i Madh, të enjten e kaluar në Bujanoc ka çfaqur edhe një film në regjinë e tyre. Kësaj radhe Bujanocasit në Shtëpinë e Kulturës ,,Vuk Karaxhiq’’ kanë pasur rastin të përcjellin filmin e tirazhit të gjatë i titulluar ,,Ne apo ata’’, i cili është pjesë i projektit ,,Ne mundemi gjithqka’’. Trupi Koordinues ka ofruar mbështetje për realizimin e këtij projekti.

«Претходна страна