Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
10. nëntor 2011.

IDB FILLON ME MBLEDHJEN E DUHANIT

Prodhuesit e duhanit nga rrethina e Bujanocit dhe Preshevës, në ditët në vijim do të fillojn të dorzojn prodhimin e këtij vitit. Duhani edhe këtë sezon do ta blej dhe do ta përpunoj industria e duhanit Bujanoc për kompanin Amerikane "Alliance ONE Tabaco" , e cila ka kontraktuar për mbjelljen e duhanit. Ekipa e IDB-së do ti siguroj shërbimet e përshtatcme, komisionit të kompanis së lartëpërmendur për blerjen dhe vlersimin e kualitetit të duhanit i cili mirret, do të punoj në dy stacione të blerjes, një në Preshev dhe një në Bujanoc.

9. nëntor 2011.

Bashkëpunimi i stacionit të veterinaris në Bujanoc dhe organizatës Italijane CRIC

Bujanoc - Stacioni i veterinaries në Bujanoc, së bashku me organizatën Italijane CRIC, kanë siguruar 20 mushqerra të barsuara në katër fshatra të komunës Bujanocit. Duke iu faliminderuar bashkpunimit mes veterinaries së Bujanocit dhe organizates të lartëpërmendur për tre muajt e ardhëshëm do të mrrinë në fshatrat e Bujanoct dhe Preshevës  edhe 20 mushqerra te tjera prej racës simentallke të klasit të parë. Drejtori i stacionit të veterinaris në Bujanoc, Miodrag Millkoviq ka thënë plot tre vite punon me Italianët dhe kjo është oferta e tret me ata. Në shkurt kur të bëhet ndarja e mushqerrave gjithsej do të jenë 120.

8. nëntor 2011.

JAPONIA DHURON NGA 200 KOSHERE VRANJËS DHE BUJANOCIT

Qeveria Japoneze nëpërmjet organizatës joqeveritare “JARC” nga ky vend, vendodhja e së cilës është në Shkup , për bletarët e komunave të vranjës dhe Bujanocit ka siguruar nga 200 koshere plotsisht të pajisura, ka deklaruar ndihmësi i kryetarit të vranjës për bujqësi Srgjan Vasileviq.

7. nëntor 2011.

Ministri Oliver Dulliq ka paralajmruar projekte konkrete në fushën e reciklimit të mbeturinave në katër komunat e jugut të Sërbis

Në përputhsmëri me zgjidhen sistematike të zgjedhjes së problemit të reciklimit të mbeturinave të forta, në Vranjë do të ndërtohet një objekt i posatshëm  të cilin do ta financojn donatorët me një shum prej 450.000 euro, ka thënë në Vranjë ministri i mjedisit dhe planifikimit hapsinorë në qeverinë e  Sërbis Olliver Dulliq.Ai pas bisedimeve me kryetarin e Vranjës dhe kryetarët e Komunave të Preshevës, Bujanocit, Vlladicin Hanit dhe Tërgovishtës, deklaroi se zgjidhja në fushën e deponimit të mbeturinave në Sërbin  jugore është rezultat i bashkpunimit ndërkomunal nga e cila është arritur marrëveshja.

7. nëntor 2011.

SHKOLLA

BUJANOC - Në fshatin Tërnoc të Madh është bërë renovimi i shkollës fillore “Muharrem Kadriu”, në të cilën shkoll ndjekin mësimet 970 nxënës.

4. nëntor 2011.

PËR ZHVILLIMIN E JUGUT TË SËRBIS UE NDAN 600 MIJË EURO

Vranjë- në kuadër të programit europian për partneritet me komunat “Progres”, është lejuar ndihma e pakthyshme me shumë prej 600 mij eurosh  për projekte të reja në Sërbin jugore dhe jugperëndimore.

«Претходна страна