Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
7. tetor 2011.

FILLON RESTAORIMI I DEPONISË E CILA RREZIKON BURIMET E UJIT

BUJANOC - Ministria për mbrojtjen e mjedisit e Republikës së Serbis ka paguar në llogarin e komunës së Bujanocit këstin e parë prej 8,5 milion dinarësh për restaurimin  e deponisë në fshatin Rakoc, ka deklaruar kryetari i kësaj bashkësie lokale Lubisha Stoshiq.Stoshiq ka pohuar se në lidhje me këtë e ka njoftuar kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe ka shtuar që restaurimi duhet të filloj nga kjo javë.

7. tetor 2011.

PACIENTIT NGA PRESHEVA ME SUKSES NË QENDRËN KLINIKE TË NISHIT IU BË QEPJA E SHUPLAKËS

NISH - Ekipi i mjekve të qendrës klinike të Nishit me sukses e ka kryer replantacimin e shuplakës pacientit nga Presheva i cili është lënduar duke punuar me presë.Pacienti Eshref Demiri (30) nga Presheva , si rast urgjent është bartur të dielen nga spitali i vranjës për në Nish.

6. tetor 2011.

POLICI SHPËTOI JETËN VAJZËS DYVJEQARE

Medvegjë – Njëpolic nga Medvegja Agron Kosumi ka  shpëtuar një vajzë dy-vjeçare nga qyteti, kështu që ai i dha frymëmarrje artificiale dhe masazh  të zemrës  pasi që vajza kishte gëlltitur një sasi të madhe të tabletave të rrezikshme. Në një letër për të shprehur  mirënjohjen që familja ia dërgoi policisë, thuhet se vajza është ngulfatur pasi ka ngëlltitur sasi të madhe të disa kapsulave.

5. tetor 2011.

Konkurs për Programin për praktikant të rinjë- pjestarë të pakicave, në institucionet shtetërore të Serbisë.

Ministria e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, administratës publike dhe vetqeverisjes lokale të Republikës së Serbisë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi fton pakicat shqiptare, boshnjake dhe rome që të aplikojnë në konkursin Programi për praktikant të rinjë- pjestarë të pakicave, në institucionet shtetërore të Serbisë. Konkurs Merreni dokumentin Formulari per aplikim Merreni dokumentin

«Претходна страна