Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
8. mars 2010.

FORMIMI I GRUPIT PUNUES PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË NË PRESHEVË DHE BUJANOC

BEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrës për politika arsimore, më 3 mars të  vitit 2010 në Pallatën Srbija kanë mbajtur prezentimin e rezultateve preliminare të studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc.

8. mars 2010.

LETËR E MINISTRIT MILAN MARKOVIQ DREJTUAR QYTETARËVE TË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

Në fundë të shkurtit të vitit 2010, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bunajoc dhe Medvegjë, ka paraqitur raportin të gjithë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës rreth aktiviteteve të Trupit Koordinues për vitin e kaluar. Raporti u është dërguar në adresat e të gjithë qytetarëve në të tri gjuhët, në serbisht, shqip dhe në gjuhën rome.

8. mars 2010.

08.03.2010.

Medvegja këtë vitë nga Plani investiv nacional (NIP) do të realizoj dy programe në një vlerë prej 27 milionë dinarësh ndërsa më  e rëndësishme është faza e parë e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit nga qendra e qytetit deri te Banja e Sijarinës ku do të investohen 20 milionë dinarë. Nga NIP-i gjithashtu janë siguruar mjete për rekonstruimin e rrugës kryesore në Medvegjë vlera e së cilës kapë shumën prej 6.7 milionë dinarë. Qeveria lokale u ka dorëzuar NIP-it katër projekte, vlera e të cilave kapë shumën prej 20 milionë dinarë.

5. mars 2010.

TRUPI KOORDINUES KA PUBLIKUAR KONKURSE TË REJA PËR FINANSIMIN E PROJEKTEVE NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Shërbimi i Trupit Koordinues më 5 mars ka publikuar dy konkurse të reja për finansimin e projekteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është shpallur konkurs për projekte të shoqatave të qytetarëve për ndihmë qytetarëve në rajonin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për vitin 2010 në të cilat projekte kanë të drejtë të konkurojnë shoqatat e qytetarëve të cilat janë të regjistruara në teritorin e republikës së Serbisë dhe të cilat shoqata i dorëzojnë projektpropozimet në bazë të udhëzimeve për paraqitjen e propozimprojekteve. Me këtë konkurs është paraparë suma e finansimit prej 5.000.000,00 dinarë, ndërsa shuma maksimale për finansim të ndonjë projekti është 500.000,00dinarë.

2. mars 2010.

Thirrje për media - REZULTATET E STUDIOS SË VIZIBILITETIT PËR HAPJEN E SHKOLLAVE TË LARTA NË PRESHEVË DHE BUJANOC

BEOGRAD – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Ministria e arsimit, në bashkëpunim me Qendrën për rezistencë jo të dhunshme dhe Qendrën për politika arsimore, më 3 mars të vitit 2010 në Palatën Srbija do të organizojë diskutimet mbi rezultatet dhe konkluzionet preliminare të Studios së vizibilitetit për hapjen e shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc.

«Претходна страна