Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
16. shkurt 2010.

KRYETARI TADIQ BISEDOI ME RIZA HALIMIN DHE MILAN MARKOVIQIN

BEOGRAD – Kryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq të martën më 16 shkurt u takua me deputetin popullorë Riza Halimin dhe kryetarin e Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq.

13. shkurt 2010.

13.2.2010.

Mbrojtësi i qytetarëve të Serbisë Sasha Jankoviq deklaroi dje në Medvegjë se numri më i madh i ankesave të qytetarëve që vijnë nga kjo komunë dhe komunat e Preshevës dhe Bujanocit i përket administrimit jo të mirë.

11. shkurt 2010.

11. 02. 2010.

Shërbimi profesional i mbrojtësit të qytetarëve të Serbisë më 11 dhe 12 shkurtë do të qëndrojë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ku do të pranojë ankesat e qytetarëve në punën e organeve të administratës. Këshillëtarët e mbrojtësit të qytetarëve, në Bujanoc do t’i pranojnë palët të enjten më 11 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 në ndërtesën e komunës. Në Preshevë pranimi i qytetarëve bëhet të premten më 12 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 gjithashtu në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa në Medvegjë në të njëjtën ditë prej orës 08.00 drei ora 18.00 në Shtëpinë e Kulturës.

10. shkurt 2010.

MBROJTJA SHËNDETËSORE SHTESË PËR 861 BANORË TË MEDVEGJËS

Shtëpia e shëndetit në Medvegjë në shtatorë të vitit 2009 ka konkuruar në Trupin Koordinues për finansimin  e projektit ,,Ndihma shëndetësore dhe përkujdesja e personave me nevoja të posaqme e posaqërisht të grupeve më të ndjeshme të banorëve” në suaza të Programit për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për programet mbi përmirësimin e gjendjes për më të rrezikuarit. Mjetet në një sumë prej 1.356.500,00 dinarësh u janë lejuar dhe Medvegja në dhjetorë të vitit 2009 ka marrë një auto sanitarë me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore, përcjellja dhe dhënia e ndihmës shtesë posaqërisht grupit të popullatës më të ndjeshme.

10. shkurt 2010.

NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE

Tribuna dedikuar problemeve në komunën e Bujanocit të cilat i përkasin nevojave kulturore të të rinjëve është mbajtur të martën më 9 shkurtë. Tribina është organizuar  në  suaza të projektit ,,Promovimi i nevojave kulturore dhe tolerancës në mes të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Projekti realizohet nga Organizata Joqeveritare ,,Qendra për Demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore” me mjetet e fituara në konkursin e shpallur nga ana e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

8. shkurt 2010.

TË RINJËT SHQIPËTARË, SERBË DHE ROMË SË BASHKU NË LIGJËRATA NË BUJANOC

Të shtunën më 6 shkurtë, Qendra Resursi civil në Bujanoc, në suaza të projektit ,,Të rinjët për të rinjët” i cili finansohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë organizuar dy ligjërata. Ligjërata e parë u është kushtuar volonterizmit  ndërsa ligjërata e dytë dëmit të duhanit.

5. shkurt 2010.

05. 02. 2010.

Deri në fundë të vitit, 1.000 qytetarë të rrethit të Jabllanicës do të kenë rastë që falas të kryejnë trajnimin për kompjuterë dhe internet. Prioritet në ndjekjen e këtij kursi do ta kenë personat me nevoja të posaqme, bujqit, qytetarët e mjediseve rurale dhe Romët, të cilët presin me vite të tëra për punësim.

4. shkurt 2010.

04. shkurtë 2010.

Ambasadori Austriak në Serbi Klemens Koja si dhe përfaqësuesit e agjensionit për zhvillim regjional (ADA) dje në Bujanoc kanë biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin rreth formimit të Këshillit Nacional të Shqipëtarëve dhe investimeve në Serbinë jugore.

3. shkurt 2010.

03. shkurtë 2010

Tomas Mor, zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, deklaroi se në Bujanoc egziston mundësia e madhe që të formohet Këshilli Nacional për zgjedhje të drejtëpërdrejta. ,,Mendoj se është e drejtë e qdo familjeje të vendosë se a do të dëshirojë të ketë votë të drejtëpërsëdrejtë dhe të vendosë për përdorimin e simboleve nacionale dhe gjuhës së tyre. Një numër i madhë i nënshkrimeve janë mbledhur.

2. shkurt 2010.

SHKOLLA MULTIETNIKE E BASKETBOLLIT NË BUJANOC

Dje në Bujanoc, kryetari i ,,Mini Basket shoqatës” Rade Giorgijevski, qendrës sportive ,,Mladost” i dhuroi dy konstruksione ndihmëse për mini basket dhe 20 topa. Këto pajisje do t'i shfrytëzojë shkolla e basketit për më të rinjë në të cilën hapat e parë të basketbollit do t'i mësojnë së bashku fëmijët serbë, shqipëtarë dhe romë.

«Претходна страна   Следећа страна»