Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
15. tetor 2009.

15. 10. 2009.

Мinistria për të drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare dje ka filluar formimin e listave zgjedhore për pakicat kombëtare e cila do të zgjasë në 120 ditët e ardhshëm pas të cilës periudhë do të shpallet zgjedhja e këshillave nacionale të pakicave kombëtare në Serbi. Në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet për anëtarët e këtyre këshillave. Për herë të parë përfaqësuesit në këshilla do të zgjidhen nga pakica komëtare Shqipëtare e cila në Serbi (pa Kosovën) nga regjistrimi i vitit 2002 ka afër 61.000 banorë.

14. tetor 2009.

ОSBE PËRKRAHË TRUPIN KOORDINUES

Амbasadori i Misionit tëOSBE-së në Beograd deklaroi për Fonet se OSBE-ja në Serbi maksimalisht përkrah Trupin Koordinues për Serbinë jugore dhe vlerësoi se ai është factor i cili në mënyrë positive ndikon në qetësimin e tensioneve si dhe zbatimin e masave për mirëkuptim. Ai porositi se dialogu në mes të komuniteteve të ndryshëm është një mënyrë e rëndësishme për zgjidhjen e shumë problemeve sepse krahas zhvillimit ekonomik  ky është ,,një hap i rëndësishëm i tejkalimit të të gjitha të këqiave nga e kaluara’’. Kipreos konsideron se hapja e paraleles së ndarë e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik në Medvegjë paraqet një hapë pozitiv në përforcimin e shoqërisë multietnike në Serbinë jugore.

14. tetor 2009.

14. 10. 2009.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi si përfaqësues legjitim e pakicës Shqipëtare në Serbi, dorëzoi kërkesën për formimin e listës së veqant zgjedhore për zgjedhje për këshillin nacional të kësaj pakice.

12. tetor 2009.

KRYMINISTRI MIRKO CVETKOVIQ HAPI FAKULTETIN NË MEDVEGJË

Kryeministri i Serbisë Mirko Cvetkoviq, në praninë e Kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, ministrit të arsimit Zharko Obradoviq, zëvendësambasadorit të SHBA-së Troy Peterson, ambasadorit të OSBE-së Dimitros Kipreos, përfaqësuesit të ambasadës Greke, Austriake dhe Franceze, prorektorit, dekanit dhe profesorëve të Univerzitetit të Nishit, përfaqësuesve të regjioneve, komunave dhe qyteteve nga Serbia jugore dhe studentëve, më 12 tetorë në Medvegjë hapi paralelen e ndarë të fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit, në të cilin do të vijojnë mësimin studentët Shqipëtarë dhe Serbë në gjuhën e tyre amtare.

9. tetor 2009.

KRYEMINISTRI CVETKOVIQ HAPË FAKULTETIN NË MEDVEGJË

MEDVEGJË – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë së bashku me Ministrinë e arsimit dhe me mbështetjen finansiare të Agjensionit Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) si dhe me mbështetjen e Misionit Europian për bashkëpunim dhe siguri (OSBE) në Serbi studentëve shqipëtarë dhe serbë në Medvegjë u siguroi mësimin në gjuhën e tyre amtare. Të hënën më 12 tetorë në ora 13.00 do të bëhet hapja solemne e paraleles së ndarë nga ana e Kryetarit të Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq. Indeksat e parë do t’i dorëzojë Kryetari i Trupit Koordinues, ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq si dhe Ministri i arsimit Zharko Obradoviq.

29. shtator 2009.

JANË NDARË BURSAT BXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NXËNËSVE PA PRINDËR SI DHE NXËNËSVE TË VARFËR

Në bazë të kriteriumemeve saktësisht të definuara të konkursit për shpërndarjen e bursave nga buxheti në dispozicion, Trupi Koordinues do të shpërndajë bursa për 151 nxënës – 57 nga Presheva, 55 nga Bujanoci si dhe 39 nga Medvegja. Vlera e përgjithshme e bursave të shpërndara për këtë vit është tre milionë e njëzet mijë (3.020.000) dinarë. Bursa kanë fituar të gjithë nxënësit bonjak (jetimë) pa njërin apo të dy prindërit si dhe nxënësit nga familjet e varfëra, e njëherit të kenë sukses të mirë shkollorë gjatë shkollimit. Në konkursin të cilin e ka shpallur Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë më 25 qershorë të vitit 2009, janë paraqitur 819 nxënës nga shkollat e mesme prej të cilëve 444 nga Presheva, 256 nga Bujanoci dhe 119 nga Medvegja. Vërejtjet eventuale si dhe lutjet  në lidhje me renditjen e kandidatëve mundë të dërgohen në Shërbimin e Trupit Koordinues dhe ate tetë ditë pas paraqitjes së listës së kandidatëve.

24. shtator 2009.

KONKURSET E TRUPIT KOORDINUES - 24. shtator 2009.

Teksti i konkursit për ndarjen e burseve të nxënësve - Formulari i lutjes për ndarjen e bursave të nxënësve

23. shtator 2009.

23.09.2009

Ndihmësministri i mjedisit jetësorë dhe i panifikimit hapësinorë Aleksandar Vesiq deklaroi dje se në sferën e ekologjisë janë të domosdoshme reformat jo vetëm në nivelin nacional por edhe në nivelin lokal. ,,Në kuadër të pushteteve lokale duhet të egzistojnë shërbimet të cilat do të merren me ruajtjen e ambientit jetësorë’’, deklaroi Vesiq në konferencën të organizuar të suaza të projektit ,,Siguria lokale ekologjike’’. Ai theksoi se ligjet të cilat Serbia duhet t’i përshtatë me ligjet e Unionit Europian, 30% i përkasin ruajtjes së ambientit jetësorë, dhe se rreziku më i madh për ekologjinë është ndotja industriale. Zëvendësi i kryeshefit të misionit të OSBE-së në Serbi, Tomas Mur, i cili ndihmoi në realizimin e këtijë projekti, theksoi se lumenjtë në Serbi janë tepër të ndotur, sidomos në pjesën jugore të Serbisë, e njëherit shërbejnë për hudhjen e mbeturinave.

22. shtator 2009.

22.9.2009.

Organizata joqeveritare Qendra për zhvillimin e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës ka filluar projektin për zvogëlimin e varfërisë në Serbi, projekt i cili finansohet nga mjetet e Unionit Europian (EU).

21. shtator 2009.

NË SUAZA TË AKSIONIT ,,NJËMIJË KOMPJUTERË PËR SHKOLLAT NË SERBI’’

Në suaza të aksionit ,,njëmijë kompjuterë për shkollat në Serbi’’, ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale dhe kryetarë i Trupit koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq dhe drejtori gjeneral i OP PTT komunikacionit ,,Srbija’’ Goran Qiriq dorëzuan më 18 shtatorë të këtij viti SHF ,,Bora Stankoviq’’ në fshatin Klenik, komuna e Bujanocit, shtatë kompjuterë dhe dy printerë për kabinetin e informatikës kësaj shkolle fillore.

«Претходна страна   Следећа страна»