Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
3. dhjetor 2009.

INFORMIM PËR MEDIAT - TI DHE UNË JEMI NE

Nuk jemi njejtë-por jemi të njejtë. Ti je ti. Unë jamë unë. Së bashku mundemi të jemi botë.

Fëmijët, nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva janë autorë por edhe artistë të çfaqjes teatrale ,,Ti dhe unë jemi ne’’. Premijera është më 2 dhjetorë të vitit 2009 në ora 17 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Ata katërmbëdhëjetë kanë shkruar tekstin përmes të cilit tekst flasin për jetën e tyre, paraqesin qëndrimin e tyre. Aktrojnë në gjuhën e tyre dhe në gjuhën angleze. Këtë punëtori unike artistësh ka finansuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

3. dhjetor 2009.

03.12.2009

Ministria e arsimit, me ndihmën e administratës Shkollore në Leskoc, ka organizuar dhënien e provimit profesional, dmth provimit për licencimin e punëtorëve arsimorë dhe mësimëdhënësve shqipëtarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilët për këtë provim kanë pritur trembëdhjetë vite.

30. nëntor 2009.

30. nëntor 2009

Komuna e Bujanocit pret që deri në qershorë të vitit të ardhshëm të fitojë vlerësimin e  përmbushjes së kushteve për marrjen e sertifikatës për mjedis të favorshëm për biznes, e cila do të krijojë parakushte për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, deklaroi kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi. Ai theksoi se  në periudhën e ardhshme në komunën e Bujanocit Aliansa Nacionale për zhvillim  ekonomik lokal (NALED), së bashku me Ministrinë e ekonomisë dhe të zhvillimit ekonomik do të vlerësojë kualitetin e mjedisit për biznes, mundësinë e investimit dhe inisiativën për tërheqjen e investitorëve i cili edhe është parakusht për marrjen e kësaj sertifikate.

30. nëntor 2009.

nëntor 30. 2009.

Gjatë dhjetorit në Bujanoc do të hapet zyrja e mbrojtësit të së drejtave të qytetarëve-ombudsmanit republican. Hapja e kësaj zyre do të ndikojë në rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe në respektimin e të drejtave njerëzore dhe të pakicave kombëtare në këtë regjion. Në këtë zyre e cilja është zyrja e parë e ombudsmanit e cila hapet jashtë Beogradit do të punësohen dy punëtorë.

30. nëntor 2009.

30. nëntor 2009.

Bujanoci është njëri ndër shumë qytetet në të cilin, me ndihmën e ,,Teleton’’ e cila udhëhiqet nga zyrje Popullore, ,,Rajfajzen banka’’ dhe ,,RTS’’, me mjete do të furnizohet salla e edukatës fizike në shkollën fillore ,,Branko Radiqeviq’’.

26. nëntor 2009.

26.11.2009.

Marrrëveshjen mbi kyqjen në procesin e sertifikimit të komunave me mjedis të favorshëm për afarizëm, në Ingji dje kanë nënshkruar nëntëmbëdhëjetë komuna. Ky dokument është me rëndësi sepse duhet t’u japë garancione afaristëve dhe investitorëve potencial se do të marrin shërbime dhe informata të cilat do të lehtësojnë afarizmin e tyre. Nga 53 pushtete lokale, në këtë program janë kyqur: Shabaci, Medvegja, Bujanoci, Nishi, Piroti, Smedereva, Zrenjanini, Pançeva, Krushevci, Llapova, Koceleva, Stara Pazova, Sombori, Zajeçari, Sremska Mitrovica, Çaçaku, Valeva dhe Ruma.

25. nëntor 2009.

24.11.2009

Kryetari i Serbisë dhe ministri i mbrojtjes Dragan Shutanovac dje solemnisht kanë hapur bazën ushtarake ,,Jug’’ në Bujanoc duke potencuar se kjo bazë do të jetë faktori kyq i stabilitetit në këtë pjesë të Serbisë, mirëpo edhe potencial zhvillimorë, duke marrë parasyshë se këtu do të punësohen me mijëra ushtarak profesional.

20. nëntor 2009.

20.11.2009

Qendra Novosadase për regjonalizim dje ka prezentuar Doracakun për sendërtimin sa më të mirë të të drejtave të pakicave në nivelin lokal. Dejtori i Qendrës Aleksandar Popov tha se qëllimi i doracakut është që përfaqësuesve të pushteteve lokale dhe pakicave kombëtare t’prezentoj rregullat mbi punën e pushteteve lokale, pozitën e pakicave  si dhe mekanizmat e sendërtimit të të drejtave të pakicave. Ai deklaroi se gjatë vitit 2010 doracaku do të distribuohet dhe promovohet në të gjitha 68 pushtetet multietnike në Serbi.

20. nëntor 2009.

BURSISTËT E TRUPIT KOORDINUES NË BEOGRAD

Në fotografinë e përbashkët me kryetarin e Serbisë Boris Tadiq, Semra Hyseni dhe Milan Jovanoviq nga Presheva, Suada Latifi dhe Nikola Jovanoviq nga Bujanoci, Milica Shukoviq dhe Alban Salihu nga Medvagja si dhe 145 fëmijë, nxënës të shkollave të mesme nga Serbija jugore, bursistë të Trupit Koordinues. Pas ditës përplot ngjarjesh, bursistët nuk I kanë mshehur përshtypjet e tyre.

18. nëntor 2009.

18.11.2009

Përpos qirasë së favorshme të hapësirës afariste për inkubator të biznesit, afaristët nga Medvegja, mundë të llogarisin edhe në ndihmën profesionale për trajnim, marketing dhe kontabilitet. Biznis inkubatori shtrihet në 10.000 metra katrorë, ndërsa mjetet për ndërtimin, në shumë prej 20 milion dinarë, janë siguruar prej PNI. Përparësi në fillimin e punës do të kenë personat e papunë dhe ndërmarrësit e rinjë.

«Претходна страна   Следећа страна»