Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
7. korrik 2009.

7 korrik 2009

Kryetari i Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq sot shpalli të hapur pjesën e autostradës në Koridorin 10, nga Levosoja deri në Preshevë. Ndërtimi i kësaj pjese ka filluar më 21 korrik të vitit të kaluar, kurse është lëshuar për komunikacion me rastin e shënimit të njëvjetorit të ardhjes së Qeverisë së re në krye të pushtetit.

2. korrik 2009.

02.07.2009

Lidija Janjiq, përfaqësuesja e Qendrës resursit civil, e njëherit edhe anëtare e dalegacionit nga Bujanoci e cila ka qenë për vizitë dyditore në Zrenjanin, në deklaratën e saj dhënë mediave deklaroi se, Zrenjanini është zgjedhur si shembull i praktikës së mirë, në të vërtet si administratë lolake nga e cila mundë të mësohet mbi rregullimin dhe përshtatshmërinë e interesave të qytetarëve në sektorin joqeveritarë në qeverinë komunale, sidomos kur është fjala për marëdhëniet ndërnacionale në mjedis multietnik.

1. korrik 2009.

01.07.2009

Me investimin e 18 milion dinarëve në zgjërimin e hapësirës dhe me blerjen e pajisjeve, Ministria e drejtësisë së Serbisë ka përmirësuar dhe lehtësuar në mënyrë të dukshme punën e prokurorisë komunale në Preshevë, thuhet në solemnitetin gjatë dorëzimit të hapësirës së re në përdorim.

1. korrik 2009.

Mbahet takimi I Grupit Punues për arsim, kulturë, sport dhe informim - 24.06.2009

Takimi konstituiv i grupit Punues për arsim është mbajtur më 24. qershorë 2009. Është biseduar rreth problemeve më të rëndësishme të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga sfera e arsimit, kulturës, sportit dhe informimit. Udhëheqës i grupit, sekretaresha shtetërore pranë Ministrisë së arsimit Tinde Kovaç Ceroviq deklaroi: edhepse sipas rregullave, rreth arsimit për pakicat kombëtare vendosë këshilli nacional, në rastin e shqipëtarëve ky këshill ende nuk është formuar dhe për këtë arsye të gjitha problemet nga sfera e arsimit të këtyre tri komunave do të zgjidhen përmes grupit Punues.

«Претходна страна