Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
15. prill 2009.

MIRATOHET RREGULLORJA E TRUPIT KOORDINUES

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyqjen e përfaqësuesve shqipëtarë, më 15 prill 2009, në Beograd është mbajtur seanca e parë e përbërjes së ngushtë të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Seanca është kryesuar nga ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues Milan Markoviq si dhe zëvendësit të tijë kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

14. prill 2009.

14.04.2009

Përmes programit të USAID-it i cili zbatohet në komunat e Serbisë Jugore, vitin  e kaluar ndihmë prej 195.000 dolarëve kanë marrë 14 sipërmarrje të vogla të cilat merren me prodhimet ushqimore dhe me shërbime të cilat kanë të punësuar 121 punëtorë. Fjala është për sipërmarrjet nga Presheva dhe Bujanoci.

10. prill 2009.

10. 04. 2009

Regjistrimi i të qvendosurve të cilët janë të interesuar të kthehen në Kosovë do të organizohet në katër qendra kolektive në Bujanoc gjatë muajit maj, deklaroi përfaqësuesi i komesariatit republikan për të qvendosurit në Bujanoc Sinisha Kovaqeviq.

4. prill 2009.

04.04.2009

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Camerun Munter deklaroi për ,,Fonet’’ se qeveria e tijë mbështetë nënshkrimin e Marrëveshjes mbi rekonstruimin e Trupit Koordinues për Serbinë Jugore. -Ne konsiderojmë që kjo marrëveshje është një shprehje e mirë e vullnetit të popullit Shqipëtarë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë- deklaroi Munter.- Marrëveshja paraqet një hapë të rëndësishëm i cili do të ndihmojë që  qytetarët e kësaj treve të integrohen në punën e Trupit Koordinues dhe të bashkëpunojnë edhe më tepër.

«Претходна страна