Hyrja /
Arkiva e lajmeve
                   
12. nëntor 2009.

12.11.2009

Vendimi i mbrojtësit të qytetarëve mbi formimin e zyreve lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është shpallur në ,,Fletën zyrtare’’. Zyret lokale formohen me qëllim të realizimit më efikas të mbrojtjes dhe avansimit të të drejtave dhe lirive të pakicave si dhe të drejtave të qytetarëve në këtë regjion.

9. nëntor 2009.

INFORMIM PËR MEDIAT - VIZITA E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA SHTYHET PËR DATËN 18 NËNTORË

VIZITA E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME, BURSISTËVE TË TRUPIT KOORDINUES PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË NË BEOGRAD PËR TË CILËN JU KEMI LAJMËRUAR TË PREMTEN ME ANË TË INFORMATËS QË ËSHTË PARAPARË PËR NESËR MË 10 NËNTORË, ËSHTË SHTY PËR TË MËRKURËN MË 18 NËNTORË. KOHA DHE PROGRAMI I VIZITËS DO TË MBETET I NJEJTË. JU LUTEMI QË TË NA KUPTONI DHE KËRKOJMË NDJESË PËR KËTË RAST. PËR TË GJITHA DETAJET E VIZITËS NË BEOGRAD NGA ANA E NXËNËSVE NGA SERBIA JUGORE DO TË INFORMOHENI ME KOHË.

6. nëntor 2009.

BURSISTËT E TRUPIT KOORDINUES NGA PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA NË BEOGRAD

BEOGRAD – E Martë, 10. nëntorë, 152 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të cilët kanë fituar bursën nga Trupi Koordinues do të vizitojnë Beogradin. Ata do të vizitojnë institucionet më të rëndësishme shtetërore, dhe në fundë pasiqë kjo për shumicën e tyre është vizita e parë në qytetin e Beogradit, kryetari i Trupit koordinues, ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale, Millan Markoviq dhe ministri i arsimit Zharko Obradoviq, në mënyrë solemne do t’i dorëzojë kontratat e bursave. Para kësajë ngjarjeje, bursistët do t’i pranojë kryetari i Republikës së Serbisë Boris Tadiq, kryetarja e prlamentit të Kuvendit Popullorë  Sllavica Gjukiq Dejanoviq dhe ndihmësja e kryetarit të qytetit të Beogradit, Radmila Hrustanoviq.

3. nëntor 2009.

BASHKËPUNIMI I TRUPIT KOORDINUES ME FORUMIN RINOR PËR EDUKIMIN E ROMËVE (OFER)

Organizata joqeveritareForumi Rinor për  edukimin e Romëve (OFER) i gëzoi fëmijët nga Bujanoci me dhurata të vlefshme. Gjithsej 142 fëmijë nga grupet më të rrezikuara ekonomikisht  kanë marrë komplete librash me anë të së cilës u është mundësuar shkollimi me kushte të njejta sikur  edhe moshatarët e tyre.

2. nëntor 2009.

31.10.2009

Kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Drashkoviq deklaroi dje se pushteti lokal ka siguruar lokacionin për ndërtimin e burgut të ri. Sipas Projektit të Qeverisë së Republikës së Serbisë është planifikuar që burgu në Medvegjë të pranojë 450 të burgosur.

«Претходна страна